Arbëri

Shtohen ankesat ndaj Policisë, besueshmëria mbetet

Foto ilustrim
 

Rastet e ankesave të qytetarëve në Inspektoratin Policor të Kosovës ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2021, janë rritur për 21.4 për qind në krahasim me vitin 2020, kanë konfirmuar zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Çështja e ngritjes së numrit të rasteve të ankesave të paraqitura nga qytetarët në Inspektoratin e Policisë është përmendur së fundmi edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2021, në pjesën ku flet për Kosovën.