Të dielën, në 34 vendvotime në të gjitha fshatrat dhe lagjet e Prishtinës anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje ka votuar për kandidatin për kryetar komune të Prishtinës.
Në njoftimin për media të Vetëvendosjes, thuhet se “pas verifikimit të votave në këto vendvotime nga Komisioni Ad hoc Zgjedhor i Qendrës së Prishtinës dhe pas skadimit të afatit për ankesa, ky komision shpall rezultatin final: 96.8% kanë votuar ‘Për’, 3.2% kanë votuar ‘Kundër’”, përcjell Koha.net.
Bazuar në këtë rezultat, Shpend Ahmeti zyrtarisht zgjidhet kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prishtinës në zgjedhjet lokale 2017.
Artikuj të ngjashëm
-
Partitë me qëndrime të ndryshme për reflektimin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në lokale
-
Arben Vitia zgjidhet kryetar i Vetëvendosjes në Prishtinë
-
Prishtinasit thonë që Ahmeti i ka tradhtuar votuesit e Vetëvendosjes
-
Ahmeti nuk siguron se do të jetë “kryetar i Prishtinës nga Vetëvendosje”
-
365 vota e bëjnë dallimin e Ahmetit nga Abrashi, i pari kryetar