Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

32 pacientë post-COVID po trajtohen në SHSKUK

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), janë duke u trajtuar katër pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 të tjerë post-COVID.

Në QKUK nuk ka pacientë me Covid-19 pozitivë, por po trajtohen 28 pacientë post-COVID, kurse në spitalet e përgjithshme 4 pacientë me COVID-19 dhe katër të tjerë post-Covid-19.

Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 9 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

Në Klinikën infektive po trajtohen 2 pacientë post-COVID, Në Klinikën e Pulmologjisë, 26 pacientë post-COVID, në Mjekimi Intensiv të Klinikës Infektive, nuk ka pacient. Ndërkaq në Spitalin e Gjakovës, 3 pacientë, Spitalin e Prizrenit 1 pacient, Spitalin e Pejës 2 pacientë dhe në Spitalin e Ferizajt dy pacientë.

Artikuj të ngjashëm