Arbëri

Nagavci pas vendimit të Kushtetueses: S’mund ta toleroj shkeljen e të drejtave të fëmijëve

 

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se e ka pasur obligim kushtetues, profesional e moral, që të merrte vendim për të kthyer në shkolla nxënësit e fshatrave të Kamenicës, që refuzonin të ndërronin shkollat për shkak të reformës së nisur nga ish-kryetari i komunës, Qëndron Kastrati.

Të premten, Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e MASHT-it duke thënë se nuk ka qenë kompetencë e kësaj ministrie e se me këtë vendim është cenuar përgjegjësia komunale. Kastrati kishte nisur reformë në arsim duke mbyllur disa shkolla për shkak të numrit të vogël të nxënësve e nxënësit duke i bartur në objekte të tjera. Pas kundërshtimeve të banorëve, Nagavci pati marrë vendim për organizim të mësimit alternativ në objektet e shkollave në Kamenicë. Vendimi i saj u rrëzua nga Kushtetuesja.