Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

36 raste pozitive me COVID-19 të shtunën

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 36 raste pozitive me COVID-19, ka bërë të ditur të shtunën Ministria e Shëndetësisë.

Sipas ministrisë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 656.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 423 qytetarë në tërë Kosovën.

Deri tani, me dozë të dytë janë vaksinuar 819,198 persona, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 99,158.

Numri i dozave të administruara që nga fillimi i vaksinimit në mars të vitit të kaluar, është 1,819,463.