Arbëri

Kika: Qeveria ka dështuar në formulimin e Kodit Civil

Avokatja Rina Kika, ka thënë se Qeveria ka dështuar në formulimin e Kodit Civil.

E ftuar në Interaktiv të KTV-së, Kika ka deklaruar se ajo çfarë është thënë të mërkurën nga kryeministri Albin Kurti, se kodi është i pamjaftueshëm dhe se duhet të vendoset një gjysmënen në Kodin Civil të Kosovës, është e paqartë dhe nuk mund të tentohet të rregullojë një çështje që ka të bëjë me një komunitet që është i margjinalizuar në Kosovë.

Ajo ka shtuar se me këtë qasje, Qeveria ka dështuar edhe t’iu ofrojë të drejta të barabarta dhe ka diskriminuar komunitetin LGBT.

“Qeveria vazhdoi me një qasje ku siç tha kryeministri Kurti që ky është një gjysmënen, për mua është e paqartë se pse Qeveria ka vendosur ta vendosë një gjysmënen në kodin civil të Kosovës dhe me këtë gjysmënen të tentojë ta rregullojë një çështje që ka të bëjë me një komunitet që është i margjinalizuar në Kosovë”, ka thënë ajo. “Vetë kryeministri tha se kodi nuk është i mjaftueshëm, është e paqartë pse qeveria nuk ka vendosur ta rregullojë këtë çështje në Kodin Civil dhe në lidhje me atë se çfarë detyrimesh i ka qeveria në raport me të drejtat e qytetarëve, Qeveria e Kosovës ka detyrim pozitiv që ta nxjerrë një legjislacion që i mbron qiftet e seksit të njëjtë dhe i rregullon raportet mes tyre dhe duke e marrë parasysh që Kushtetuta e Kosovës e garanton të drejtën në martesë për secilin person dhe po ashtu garanton që askush nuk mund të diskriminohet në bazë të orientimit seksual, atëherë në qoftë se i lexojmë këto detyrime së bashku është e qartë se Qeveria ka dështuar në këtë formulim që e ka bërë, ka dështuar t’iu ofrojë të drejtat e barabarta dhe i kanë diskriminuar këta persona në bazë të orientimit seksual".