Arbëri

Qytetarët, 200 mln euro borxhe komunave, e komunat 91 mln euro bizneseve

 

Obligimet kontingjente që komunat e Kosovës i obligohen bizneseve për shkak të padive që kanë ngritur ato për dëme materiale e kolaterale në vitin 2020 kanë arritur në mbi 91 milionë, derisa të hyrat vetanake të komunave janë rreth 75 milionë euro.

Kështu ka njoftuar Hulumtuesi i Institutit GAP, Bekim Salihu, derisa ka folur për raportin e nxjerrë nga ky institut ku tregohet se asnjë projekt i audituar nuk është kryer me kohë.