Arbëri

Sindikatat s’tërhiqen, duan pagë minimale 400 euro

 

Ngritja e çmimeve të produkteve bazë ka ndikuar që propozimi i Qeverisë për pagën minimale prej 264 euro të mos pranohet nga Sindikatat në vend.

Anëtari i kryesisë së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Rashit Mehmeti , njëherësh dhe anëtar i Këshillit Ekonomiko-Social, ka thënë se pas ngritjes së çmimeve shporta e qytetarit është dëmtuar shumë.