Arbëri

Hækkerup: Danimarka më e zëshme për Kosovën pas marrëveshjes për të burgosurit

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Hækkerup, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe shtetit të tij për të burgosurit danez, do t’ia mundësoj Danimarkës që të jetë më e zëshme në çështjet si liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE.

Hækkerup ka thënë në një konferencë të përbashkët me ministren e Drejtësisë të Kosovës, Albulena Haxhiu të premten, se është e rëndësishme që bota të shoh zotimin dhe angazhimin që ka Kosova drejt NATO-s dhe BE-së.