Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

315 mijë euro për infrastrukturën rrugore të Pejës

Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Pejës kanë nënshkruar memorandum për financimin e projekteve infrastrukturore në Pejë, me vlerë prej mbi 315 mijë euro.

Me këtë rast, u përditësuan edhe marrëveshjet paraprake nga vitet paraprake, 2016 dhe 2017, theksohet në njoftimin e ministrisë.

Disa nga projektet që Ministria e Infrastrukturës ka planifikuar për këtë vit në Pejë janë:

Asfaltimi i rrugës Bogë-Shkrel-Koshutan-Molika e Sakut

Asfaltimi i rrugës Maja e Zezë-Peklen-Shtypeq i Vogël-Varri i Sykut

Asfaltimi i rrugës Drelaj-Llutov-Pepaj

Edhe Rreth 1 milion euro për asfalt në Pejë Arbëri Rreth 1 milion euro për asfalt në Pejë

Asfaltimi i rrugës Gllaviqicë-Vragoc

Ndërtimi i rrugës Novosellë-Lipë