Prishtina vazhdon të ketë numrin më të lartë të rasteve aktive me koronavirus, ndërkohë që në nivel vendi janë 314 raste aktive me këtë virus.
Në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës bëhet e ditur që 8 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Për mbrojtje nga COVID-19 ka kohë që ka filluar edhe vaksinimi, e që prej fillimit të procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1.650.004 doza të vaksinës. Ndërsa, 775 mijë e 162 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë antiCOVID-19.
Tashmë në vend ka filluar edhe dhënia e dozës së tretë edhe asaj përforcuese.
Artikuj të ngjashëm
-
63 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 11 vetëm gjatë javës së fundit
-
Për rreth dy muaj në Kosovë u raportuan 40 raste më fruth
-
Për dy muaj 36 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim
-
6 vjet nga rasti i parë me Covid-19 në Kosovë, mbi 276 mijë raste pozitive, 3238 të vdekur
-
Mes pacientëve me simptoma të gripit sezonal, identifikohen 20 raste pozitive me COVID-19