Arbëri

Në Kosovë, papunësia e grave më e madhja në rajon

Foto: ilustrim
 

Shkalla e papunësisë së grave në Kosovë është më e larta në rajon ka thënë shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu, raporton KTV.

Ai tha se 82 për qind e grave të afta për punë janë të papunësuara. Ai këto komente i bëri me rastin e hapjes së panairit tregtar dy-ditor në Prishtinë për gratë pronare të bizneseve nga jugu dhe veriu i lumit Ibër.