Shkalla e papunësisë së grave në Kosovë është më e larta në rajon ka thënë shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu, raporton KTV.
Ai tha se 82 për qind e grave të afta për punë janë të papunësuara. Ai këto komente i bëri me rastin e hapjes së panairit tregtar dy-ditor në Prishtinë për gratë pronare të bizneseve nga jugu dhe veriu i lumit Ibër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse duam të fuqizojmë ekonominë, atëherë nuk ka kurrfarë kuptimi të pengojmë qasjen e grave në ekonomi. Thjesht, nevojitet që gratë të jenë pjesë e ekonomisë. Shkalla e papunësisë së grave në Kosovë është më e larta në rajon. 82 për qind e grave që janë të afta për punë janë të papunësuara,” tha ai.