Arbëri

Arrest shtëpiak për dy të arrestuarit që s’e ndihmuan të moshuarin para se të vdiste

U është caktuar masa e arrestit shtëpiak dy të arrestuarve të cilët nuk i ofruan ndihmë një të moshuari të alivanosur që më pas kishte vdekur në rrugë në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar për Kohavisionin zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra. “Mund të konfirmoj që gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy të pandehurve, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale mosdhënia e ndihmës”, ka thënë Shkodra.

63 vjeçari, me shtetësi të Maqedonisë vdiq më 1 korrik në rrugë.