Arbëri

PSD-ja i shkon në zyrë ZRRE-së, kërkon që të bëhet publik vendimi për çmimin e rrymës

Partia Socialdemokrate është duke mbajtur një aktivitet në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike.

Dardan Molliqaj e ka akuzuar kryetarin e bordit të ZRRE-së se i kanë mashtruar qytetarët.

Ai ka insistuar që t’u tregohet se sa është rritur çmimi i energjisë elektrike deri në 800 kw.

Molliqaj ka thënë se drejtori i Bordi të ZRRE-së jep përgjigje selektive.

Sipas tij, ai shkon neper emisione televizive dhe jep mendime për ta qetësuar opinionin.

“Qeveria Kurti dhe ky bord ka mashtruar qytetarët. Barrën e kanë vënë te taksapaguesit. Po të kishte qenë zero fitimi i KEDS-it atëherë këta do ta publikonin vendimin. Derisa këta nuk deklarojnë a ka fitim KEDS-i, atëherë i bie që ka. Këta nuk po tregojnë se sa është rritur çmimi. Janë mbledhur në siklet dhe nuk kanë përgjigje për opinionin publik. Këta po bëjnë korrupsion”, ka thënë ai.

Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu u ka rekomanduar që ata ta lexojnë raportin.

Në korridorin e kësaj zyreje ata kanë vazhduar të bëjnë zhurmë.

Në zyrën e ZRRE-së kanë ardhur edhe Policia e Kosovës të cilët u kanë kërkuar zyrtarëve të PSD-së ta lirojnë hapësirën.