Partia Socialdemokrate ka mbajtur aktivitet në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë pas vendimit të Gjykatës së Apelit.
Duke ia kërkuar dorëheqjen bordit, PSD-ja ka thënë se sot, ZRRE-së ia përkujtuan që shkelja e ligjit bart pasojat e veta.
Sipas PSD-së, dorëheqja është veprimi që do të duhej të ndermirët, ndryshe do të duhet të pasojë shkarkimi.
“E nëse as ky nuk vjen, skandali i rritjes së çmimit të rrymës përfshinë akterët kryesor qeveritar, nga kryeministri e ministrat, e deri tek zyrtarët e ZRRE-së. Çmimi i energjisë elektrike, qysh prej shkurtit, është bërë i papërballueshëm për qytetarët. Ai ishte e padrejtë dhe i paligjshëm sepse përgjatë gjithë këtyre muajve, Kosova më shumë ka eksportuar energji sesa që ka importuar, e ne kemi vazhduar të paguajmë tarifa më të shtrenjta ani pse të gjithë energjinë e ka prodhuar KEK-u pa e rritur çmimin e shitjes. Edhe në këto kohëra të konsumit të ulët të energjisë, vendimi i paligjshëm, i rrëzuar nga Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit, vazhdon të na faturoj më shtrenjtë”, thuhet në njoftim.
PSD-ja ka thënë se subvencionimi prej 100 milionë eurosh që Qeveria i ka bërë KEDS-it vazhdon të mbetet nën hije.
“Nuk e dimë as sa janë japë as kur as si. E dimë vetëm që KEDS nuk e ka humbur fitimin e kjo i ka kushtuar qytetarëve të këtij vendi. Dorëheqja është akti më i pakët në këtë plaçkitje ordinere”, thuhet në njoftim.
-
LDK-ja zyrtarisht inicion shkarkimin e Bordit të ZRRE-së
-
Opozita do të tentojë shkarkimin e Bordit të ZRRE-së, pushteti kundër
-
Kërkohet shkarkimi i Bordit të ZRRE-së e kthimi i parave për faturat
-
ZRRE: Partitë të përmbahen nga tendencat për përfitime politike
-
PSD-ja i shkon në zyrë ZRRE-së, kërkon që të bëhet publik vendimi për çmimin e rrymës