Arbëri

Sadriu për reagimin ndaj mediave: U devijua qëllimshëm, jam ithtar i mbrojtjes së lirisë së shprehjes

Foto: Facebook
 

Diplomati kosovar në Maqedoninë e Veriut, Prindon Sadriu, shkroi se statusi i publikuar dje për mediat dhe gazetarët, është devijuar qëllimshëm nga disa, derisa theksoi se ka respekt dhe mirënjohje për punën e gazetarëve dhe të mediave.

Sadriu deklaroi se do të jetë ithtar i mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe i promovimit të mbrojtjes së gazetarisë të pavarur e profesionale.