Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri, ka bërë të ditur se nxënësja e klasës së katërt me Sindromën Down, Ëmbla Ademi, nga Gostivari, i është kthyer sërish procesit mësimor.
Ajo e kishte e ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën e saj kishin bërë peticion që Ëmbla të largohet nga klasa.
“Për kënaqësinë time personale dhe akoma më shumë për kënaqësinë e familjarëve të saj dhe mbi të gjitha për kënaqësinë e saj, sot ajo është sërish mes shokëve të klasës dhe jashtëzakonisht e lumtur që vazhdon të marrë njohuri të reja, të përparojë dhe të krijojë miqësi me bashkëmoshatarët e saj”, ka shkruar ministri Shaqiri në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Presidenti i Maqedonisë së Veriut përcjell në shkollë Ëmbla Ademin
-
Buçinca: Fëmijëve si Ëmbla duhet t’u krijohen kushte për shkollim
-
Fëmijët me sindromën “Down” diskriminohen qysh në kopshte
-
Dafina Zeqiri i del në mbrojtje vajzës nga Gostivari me Sindromën Down
-
Përfshirja e fëmijëve me Sindromen Down në shkollat publike