Gazetarja Dafina Buçinca ka sqaruar reagimin e saj kundër gjestit të presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili përcjelli për në shkollë vajzën me sindromën Down, Ëmbla Ademi, pasi iu pamundësua vazhdimi i mësimit në një klasë me nxënësit e tjerë.
Ajo ka thënë se nënshkrimi i peticionit që Ëmbla të mos shkollohet ka qenë gjesti më i keq që është bërë.
Sipas saj, edhe fotografia e presidentit Pendarovski me Ëmblën nuk e rregullon jetesën e saj.
Buçinca ka pyetur se çka ndodhë me Ëmblën kur ai shkon në shtëpi, pasi ajo do të vazhdojë të bullizohet në klasë.
“Ai duhet të punojë më shumë që t’i sigurojë asaj një të drejtë bazike siç është shkollimi. Nuk mendoj që fëmijët duhet të mësojnë me fëmijët tjerë pasi nuk janë të barabartë. Kjo pasi duke qenë në një klasë ku shokët e shoqet janë të njëjtë atëherë ata ndihen të njëjtë. Nuk mendoj që një mësues që ka mbi 30 nxënës të tjerë mund t’i përkushtohet Ëmblës”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se do t’i duartroket presidentit kur u krijohet mundësia fëmijëve si Ëmbla të shkojnë me një shkollë që u përshtatet nevojave të tyre.
-
Presidenti i Maqedonisë së Veriut përcjell në shkollë Ëmbla Ademin
-
Fëmijët me sindromën “Down” diskriminohen qysh në kopshte
-
Dafina Zeqiri i del në mbrojtje vajzës nga Gostivari me Sindromën Down
-
Ëmbla Ademi i kthehet shkollimit
-
Hajdini-Beqiri: Personat me aftësi të kufizuar nuk po lejohen të votojnë