2 perditesime
23:32

Hoxha-Zhuja: Gjykata Komerciale pritet të finalizohet pas 2-3 vjetësh

Rreze Hoxha-Zhuja nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë se nuk beson që Gjykata Komerciale të finalizohet më herët se dy apo tri vjet nga tani.

E ftuar në Interaktiv të KTV-së, Hoxha-Zhuja tha se nevojitet një kohë më e gjatë në finalizimin e kësaj gjykate, pasi që do të rritet edhe numri i gjyqtarëve dhe stafit bashkëpunues ose profesional si dhe atij administrativ.

“Mendoj se do të nevojitet një kohë relativisht disa vjeçare, mund të themi dy ose tri vjeçare, nuk jam e sigurt, kjo ngaqë do të rritet numri i gjyqtarëve, me rritjen e numrit të gjyqtarëve do të rritet edhe stafi bashkëpunues ose profesional pastaj edhe stafi administrativ. Pra nuk besoj që së shpejti ose në muajin e ardhshëm një gjë e tillë do të ndodhë apo brenda këtij viti, por besoj se kjo do të planifikohet shpejt dhe do të na tregojnë”, ka thënë ajo.

Hoxha-Zhuja ka njoftuar se krijimin e kësaj gjykate e kanë përshëndetur edhe USAID-i me anë të një projekti dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Sipas saj, të njëjtit kanë vlerësuar se kjo gjykatë do të ndikojë në tërheqjen e investitorëve të huaj në Kosovë.

“Krijimi i kësaj gjykate ka qenë i përshëndetur edhe nga një projekt i USAID-it dhe nga Ambasada amerikane, të njëjtit e kanë vlerësuar se ajo do të ndikojë në rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit dhe tërheqjen e investitorëve të huaj, pra edhe ata janë munduar të japin kontributin e tyre në ofrimin e ekspertizës së kësaj gjykate”, ka thënë ajo.

23:19

Hoxha-Zhuja: Gjykata Komerciale është reformë kozmetike

Rreze Hoxha-Zhuja thotë se GLPS ka disa rezerva lidhur me Gjykatën Komerciale. Ajo në Interaktiv të KTV-së ka thënë se disa probleme në sistemin e drejtësisë nuk rregullohen me krijimin e kësaj gjykate.

“Krijimi i Gjykatës Komerciale nuk është zgjidhja e problemeve që bizneset ose investitorët e huaj i kanë me sistemin e drejtësisë në Kosovë. Kjo sepse problemi kryesor qëndron te profesionalizmi dhe mungesa e specializimit të gjyqtarëve që gjykojnë kontestet tregtare. Një problem i tillë nuk rregullohet me krijimin e një gjykatë të re apo me një reformë të tillë sepse problemi është më rrënjësor”.

Hoxha-Zhuja ka treguar se ku janë rezervat që kanë. Ajo shtoi se frika është që edhe krijimi i gjykatës është reformë që mund të konsiderohet “kozmetike meqë dështon ta trajtojë problemin në thellësi”.

Hoxha-Zhuja ka thënë se kjo është reformë e përshpejtuar dhe nuk ka qenë e nevojshme krijimi i saj.

“Arsyeshmëria e krijimit të gjykatës është specializimi i gjyqtarëve dhe ofrimi i vetëm një rruge për zgjidhjen e kontesteve tregtare. Një gjë e tillë nuk po ndodh. Në baze të dizajnimit të gjykatës është paraparë që këta gjyqtarë përpos kontesteve, të kenë kompetencën e gjykimit të konflikteve administrative. Kjo përfshin një degë tjetër të drejtësisë”, ka thënë ajo.

23:11

Hoxha-Zhuja: Gjykata Komerciale nuk është zgjidhja e problemeve për bizneset

Rreze Hoxha-Zhuja nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka vlerësuar se krijimi i Gjykatës Komerciale nuk është zgjidhja e problemeve që bizneset apo investitorët e huaj i kanë me sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Sipas Hoxha-Zhujës, GLPS-ja ka disa rezerva ndaj Gjykatës Komerciale, për të cilën thotë se ideja për krijimin e një gjykate të tillë daton që nga viti 2018.

“Krijimi i Gjykatës Komerciale realisht nuk është zgjidhja e problemeve që bizneset ose investitorët e huaj i kanë me sistemin e drejtësisë në Kosovë, apo me drejtësinë komerciale. Problemi kryesor qëndron te funksionalizimi dhe specializimi i gjyqtarëve për çështjet tregtare. Sistemi i vlerësimit të përformancës, që është nën Këshillin Gjyqësor, po konsiderohet se dështon, pasi gjyqtarët po vlerësohen shumë mirë, ndërsa në praktikë nuk ndodhë një gjë e tillë. Krijimi i një Gjykate nuk do ta zgjidhte këtë problem. Ideja e krijimit të kësaj gjykate daton që nga viti 2018. Është diskutuar disa herë. Përmes rishikimit funksional të ligjit për drejtësinë komerciale, janë tri probleme. Problemi i parë është kohëzgjatja, koha brenda secilës duhet të kalojë një rast deri të merr epilogun final, që mesatarisht i merr tre vjet. I dyti është pakënaqëshmëria e kualitetit të vendimeve, që ka ardhur si pasojë e mungesës së specializimeve të gjyqtarëve. Ky problem është prezent në tërë sistemin e drejtësisë. I treti, struktura organizative e tanishme e Gjykatës nuk korrespondon me nivelin e zhvillimit të bizneseve. I kemi disa rezerva ndaj Gjykatës Komerciale. Së pari, specializimi i gjyqtarëve dhe ofrimi i një rruge për zgjidhjet tregtare. Sipas dizajnimit të ligjit për Gjykatën Komerciale, është paraparë që këta gjyqtarë pas kontesteve komerciale, të njëjtit të kenë kompetencën e gjykimit administrative, që iniciohen nga bizneset ndaj vendimeve të organeve shtetërore. Kjo përfshin një degë tjetër të drejtësisë, e drejtën administrative. Kontestet komerciale hyjnë te e drejta civile, në këto konteste janë palët e barabarta. Në të drejtë administrative, pala është private. Pra, palët nuk janë të barabarta”, ka thënë ajo në “Interaktiv” të KTV-së.

Deputetët e Kuvendit miratuan më 21 janar me 75 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Komerciale.

Sipas partisë në pushtet, me këtë gjykatë po synohet mbështetja e bizneseve.