Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Poçaria në Shqipëri, interesim për enët tradicionale

Enët prej balte po thahen jashtë punëtorisë Farke, rreth 20 kilometra larg nga Tirana.

Këto enë i punon zanatliu Bashkim Plaku.

Zgjohet herët në mëngjes për të përzier baltën me hi dhe ujë, nga e cila prodhohet argjila.

Para shembjes së regjimit komunist në Shqipëri, në këtë vend në afërsi të Tiranës ishte një fabrikë e vogël që punësonte 27 punëtorë. Të gjithë punonin mijëra enë dhe gjëra dekorative nga balta.

Fabrika ishte ndërtuar në tokën e Plakut, i cili e ktheu pronën pas vitit 1990.

Edhe Luan Qukani, poçari që ruan traditën familjare SOT Luan Qukani, poçari që ruan traditën familjare

Ai privatizoi biznesin dhe nisi të prodhonte të njëjtat enë, por kësaj radhe punon vetëm me vëllain dhe të birin.

Plaku është i bindur se ky lloj i poçarisë do të mbijetojë.

Është zanat i bartur brez pas brezi. Plaku mësoi nga babai, i cili mori zanat nga babai i tij.

Tani i biri Delti është duke u bërë zanatli goxha i aftë.

Krejt punimet thahen në diell për më shumë se një javë, para se të piqen në furrën e punëtorisë.

Edhe Punimi i qeramikës me baltë nga personat me aftësi të kufizuara SOT Punimi i qeramikës me baltë nga personat me aftësi të kufizuara

Para viteve ’90, enët nga balta përdoreshin vetëm në Shqipërinë e mesme.

Tani restorantet dhe kafenetë nëpër krejt Shqipërinë shërbejnë ushqim me enët e prodhuara nga Plaku.

Mirëpo, punëtoria e tij nuk është biznesi i vetëm tradicional në zonën e Tiranës.

Ketrina Jarazi, nga Bashkia e Tiranës, thotë se këto biznese janë të rëndësishme.

Tirana mbështet këto biznese të vogla, sidomos ato që drejtohen nga gratë. Vazhdimisht i ka promovuar.

Edhe Shenjat e ringjalljes së poçarisë si rilidhje me tokën Shtojca për Kulturë Shenjat e ringjalljes së poçarisë si rilidhje me tokën

Plaku thotë se me pak ndihmë për rinovimin e punëtorisë, ai mund të punësojë deri në 20 persona.