Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se pas temperaturave dhe rrezeve të diellit që përfshinë vendin, gjendja sinoptike do të ndryshoj dukshëm, si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare.
Sipas IHK-së, kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFillimisht do të ketë riga shiu, meqë temperaturat janë në vlerat pozitive.
Mirëpo, pas rënies së fushave termike, rigat e shiut do të shoqërohen në reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.