Arbëri

Spitali i inauguruar në shtator do të hapet në mars, thotë ministri Latifi

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Në fund të marsit do të funksionalizohet i gjithë spitali i ri i fëmijëve, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në Kuvend, duke u përgjigjur pyetjeve se përse ka pasur vonesa në hapje të spitalit shiriti për të cilin u pre në muajin shtator.

Ai ka thënë se duhen edhe disa intervenime teknike për të funksionalizuar gjithë spitalin.