Në fund të marsit do të funksionalizohet i gjithë spitali i ri i fëmijëve, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në Kuvend, duke u përgjigjur pyetjeve se përse ka pasur vonesa në hapje të spitalit shiriti për të cilin u pre në muajin shtator.
Ai ka thënë se duhen edhe disa intervenime teknike për të funksionalizuar gjithë spitalin.
Sipas tij, ky projekt duhet të jetë mësim për institucionet e Kosovës që të mos vonohen me funksionalizime kur ndërtimi fizik përfundon. Ai ka thënë se një dështim i tillë rrezikon edhe interesimin e shteteve tjera për investime në Kosovë.
“Nëse arrijnë të gjitha instrumentet, lloj shërbimesh teknike, në muajin shkurt, ne do të arrijmë që spitalin ta hapim me të gjitha funksionet në fund të marsit”, ka thënë ai.
-
Rama takohet me Latifin: Presim që ndërtimi i Spitalit të Prishtinës të fillojë gjatë 2023-tës
-
Ende bosh depoja e re e barnave që duhej të funksionalizohej në 2025-n
-
Vitia nuk tregon se kur fillon zbatimi i sigurimeve shëndetësore
-
Vitia: IVF-ja pritet të nisë në QKUK në fillim të dhjetorit
-
Me gjashtë muaj vonesë funksionalizohet rezonanca magnetike në Spitalin e Pediatrisë