Arbëri

Rritja enorme e rasteve me COVID-19, sot diskutohen masat e reja

 

Rritje enorme e rasteve aktive me COVID-19 është shënuar në ditët e para të vitit 2022 në Kosovë. Përderisa më 1 janar ishin 492 raste aktive me këtë virus, sot, 19 ditë më vonë numri ka shkuar në mbi 7200.

Të mërkurën në vend u regjistruan 2050 raste të reja pozitive, si shifra më e lartë sivjet. Me shifrat në rritje, në vazhdimësi rritje shënoi edhe numri i rasteve aktive. Aktualisht janë 7266 raste aktive me COVID-19.