Erblin Hoxha nga Lëvizja Fol ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po arrin ta menaxhojë mirë situatën me energjinë elektrike, duke përmendur nivelin e lartë të ngritjes së çmimeve në sektorë të tjerë si barrë shtesë për qytetarët, shtuar edhe atë të rrymës së fundmi.
Hoxha ka thënë se sa i përket rritjes së çmimit të rrymës apo gjendjes në përgjithësi nuk ka pasur sqarim të duhur për qytetarët, madje as për mediat nga institucionet.
Sipas Hoxhës, ngritja e çmimit të rrymës i shkon për shtati më së shumti KEDS-it.
“Këto politika apo ky propozim i shkon për shtati KEDS-it si kompani private që kërkon ngritje të çmimit të energjisë edhe pse për disa muaj kemi pasur pakënaqësi për reduktime. Një shumë kaq e madhe për qytetarët është problem me bë lidhshmërinë pse po ndodhë kjo. Është një kosto jashtëzakonisht e madhe e çmimeve përderisa e kemi një subvencionim nga Qeveria që janë taksa tona”, ka thënë ai në Interaktiv.
-
Hoxha: ZRRE-ja s’ka përgjigje për mënyrën e kalkulimit të rritjes së çmimit të rrymës
-
Hoti: Menaxhimi i situatës me energjinë elektrike nga KEDS-i është i papranueshëm
-
PDK: Diskriminuese rritja e çmimit të rrymës, Qeveria Kurti mbështetëse e aferave korruptive
-
Propozimi për më shumë bllok-tarifa kundërshtohet nga shoqëria civile dhe ekspertët
-
Shala: Qeveria po e rrit çmimin e rrymës, jo ZRRE-ja