Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha: ZRRE-ja s’ka përgjigje për mënyrën e kalkulimit të rritjes së çmimit të rrymës

Dibran Hoxha nga ORCA ka folur për organizimin e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës e cila do të mbahet të premten.

Ai ka thënë se qytetarët po e shohin vetëm një pjesë të rritjes së çmimit, pasi sipas tij, subvencionimi prej 100 milionë eurosh nga Qeveria për KEDS-in nuk faturohet porse janë para të taksave të qytetarëve.

Hoxha ka thënë se rritja dhe vendosja e bllok-tarifës është deri në mars të vitit 2023. Sipas tij, në komisionin parlamentar, për tri orë me radhë ZRRE-ja nuk kishte përgjigje se si i kanë bërë llogaritjet për ta aprovuar bllok-tarifën.

“Të gjithë e shtuan të njëjtën pyetje por nuk pati përgjigje. Kishte edhe në komision ngjyrime politike pasi eksperti ishte ftuar nga deputetët e pushtetit, porse eksperti pati qëndrim shumë profesional duke treguar që vendimi i ZRRE-së është marrë pa asnjë llogaritje. Absurdi i vendimit për bllok tarifën, është se ngarkohen edhe këta që nuk e kalojnë 800kw, por edhe ata që e kalojnë i subvencionon Qeveria. Është e pakuptimtë se si bizneseve nuk u rritet çmimi i energjisë elektrike”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se vendosja e bllok-tarifave është bërë në mënyrë paushallë.

Hoxha ka thënë se protesta ka qenë e planifikuar të bëhet të martën porse është shtyrë të premten për shkak të disa arsyeve organizative.

Edhe Aktivistët kërkojnë nga ZRRE-ja të zotohet se nuk do të shtrenjtohet rryma LAJMET E MBRËMJES Aktivistët kërkojnë nga ZRRE-ja të zotohet se nuk do të shtrenjtohet rryma

Ai ka thënë se do të marshojnë drejtë Qeverisë, duke shtuar se presin që të ketë numër të madh të qytetarëve.

“Ne nuk mund të jemi pjesë e një organizimi të protestës ku sulmohen policët. Nuk do të lejojmë që të ngjyroset politikisht protesta e së premtes. Për çështjet që ne na prekin ne do të protestojmë. Ne duhet të mobilizohemi. Në terma afatgjatë duhet të nacionalizohet KEDS-i. Duhet të shkëputet kontrata e KEDS-it. Nuk mund të na çojë në arbitrash një kompani që nuk i ka përmbushur kushtet e kontratës. KEDS-i i fton rreth 35 milionë euro në kurriz të qytetarëve”, ka thënë ai.