Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi: Vendimi i ZRRE-së është vendim i Qeverisë

Aktivisti dhe njëri nga organizatorët e protestës për çmimin e energjisë, Denis Krasniqi, ka njoftuar se do të vazhdojë ta kundërshtojë vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, e cila miratoi tarifat e reja për energjinë elektrike.

I ftuar në “Java sonte me Rronin” të KTV-së, ai njoftoi se kundërshtimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike do t’i shfaqin me protesta, ndonëse nuk bëri të ditur një datë se kur mund të ndodhë kjo protestë.

“Çmimi nuk është rritur siç ne e kemi pritur, mirëpo prapë ka rritje, por nuk janë rritur të ardhurat tona, të hyrat. Nuk besoj se është në balanca të njëjtë që të rritet çmimi i rrymës por jo edhe të hyrat. Ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë këtë vendim, do të konsultohemi edhe pak që protesta që do të ndodhë të jetë më mirë e organizuar dhe të ketë më shumë pjesëmarrës”, ka thënë Krasniqi.

Aktivisti gjimnazist ka shtuar se vendimi i ZRRE-së është vendim i Qeverisë, pasi propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ishte që tarifa e parë të kalonte mbi 800 kËh.

“Edhe subvencionet, edhe vendimi i ZRRE-së është vendim i Qeverisë sepse ky vendim që ka marrë ZRRE-ja është me propozim të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Mimoza Kusari-Lila e ka propozuar të njëjtën tarifë që të bëhet vendim. Këtu dallimi është që Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që prej 800 deri në 1400 kWh të përfshihen në tarifën e parë, kurse ZRRE-ja e ka bërë prej 800 deri në 1000. Pastaj prej 1000-ve shkon duke u rritur çmimi”, është shprehur ai.

Edhe Thirrje për ZRRE-në e Qeverinë: Mos luani me durimin e popullit LAJMET E MBRËMJES Thirrje për ZRRE-në e Qeverinë: Mos luani me durimin e popullit

Sipas tij, Qeveria aktuale është duke ndihmuar bizneset dhe duke i dëmtuar qytetarët.

“Unë për vete kam konfuzione se a është Qeveria e jona apo e bizneseve, sidomos Qeveria e Albin Kurtit, e majtë, që gjithmonë ka thënë se do t’i ndihmojë qytetarët dhe tani i ndihmon bizneset duke i dëmtuar qytetarët”, ka thënë ai.

Derisa kritikoi deputetët për mos votimin e rezolutës për mos shtrenjtim të rrymës, ai tha se deputetëve të mazhorancës nuk iu intereson për vështirësitë me të cilat ballafaqohen qytetarët.

“Një ditë mendoja nëse deputetëve iu paguhet edhe rryma sepse nuk e kanë problem ata që rritet rryma. Ka deputetë të shumicës të cilët nuk e votojnë rezolutën që ishte për të mos u shtrenjtuar rryma, pse të votojnë ata kundër Albinit? E mendoja se si nuk iu intereson fare se çfarë heqë qytetari. Atyre nuk iu intereson edhe që është rritur çmimi i naftës sepse ua paguan qytetari dhe dalin ankohen që nuk kanë zyrë dhe këshilltarë”, ka thënë ai.

Edhe Bizneset paralajmërojnë protesta kundër daljes në treg të hapur të energjisë LAJMET E MBRËMJES Bizneset paralajmërojnë protesta kundër daljes në treg të hapur të energjisë

Krasniqi theksoi se nuk është pro-qeveritar, teksa shtoi se është kundër çdo vendimi në dëm të qytetarëve.

“Ne nuk jemi pro-qeveritarë, këtë duhet ta kuptojë populli, por normalisht që bindjet tona dallojnë. Ne tani opozitë mund ta marrim vetëm PSD-në sepse edhe pse nuk është në Kuvend, ka organizuar protestë, çfarë dallojmë ne është se nuk e kemi inatin personal me Albin Kurtin. Unë pata deklaruar në protestën e parë kur kërkonim shkarkimin e ministres Rizvanolli, ne nuk e kemi personale me të sepse nuk e njohim, ne jemi vetëm kundër vendimeve, në të njëjtën kohë edhe kundër Qeverisë”, përfundoi ai.