Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Tarifat e reja pas konsultimeve publike pritet që të hyjnë në fuqi nga 1 shkurti i këtij viti deri më 31 mars 2023.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSelmanaj ka thënë se partia në pushtet është kujdesur për popullin vetëm derisa e ka marrë votën, dhe se me të ardhur në pushtet i ka hipur në qafë popullit.
“Në fillim ju thanë qytetarëve mos u ngrohni me dru se po dëmtohen pyjet, pastaj ju thanë mos u ngrohni me qymyr se po ndotet ambienti, kur qytetarët mbeten pa asnjë rrugë tjetër dhe u orientuan ka ngrohja me energji, atëherë del qeveria dhe ua shtrenjton deri në 100% çmimin e energjisë. E me çka të ngrohen njerëzit?!!! Mos u befasoni, populistët të tillë janë. Kujdesen për popullin vetëm derisa ua marrin votën, pastaj puna e parë që bëjnë i hipin në qafë popullit. Nëse nuk i ndalim me kohë, nesër do jetë vonë”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.