Arbëri

MSH-ja po i shqyrton masat pas rritjes së rasteve me COVID-19

 

Komisioni këshillëdhënës për masat kundër COVID-19 njofton se ka mbajtur sot takim në Ministri të Shëndetësisë ku ka diskutuar për situatën epidemiologjike në vend dhe për shqyrtimin e masave në anti-COVDI në fuqi.

Siç bëhet e ditur për media, në këtë takim është theksuar nevoja e respektimit të plotë të masave të ndërmarra më parë përmes mbikëqyrjes së zbatimit të tyre nga të gjitha institucionet përgjegjëse, ndërkohë që popullatës i është bërë thirrje që të vaksinohen plotësisht përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.