Arbëri

Mungesa e ekspertëve, MASHTI zotohet për programe të reja, ekspertët kërkojnë strategji

 

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë thotë se po punon ngritjen e cilësisë së arsimit profesional në disa fusha të zanateve dhe disa profesione ku ka kërkesë të vazhdueshme për punëtorë të kualifikuar si elektricistët, salduesit, instaluesit e të gjitha profileve, ndërtimtarët, specialistët e TIK-ut.

Nga kjo Ministri i kanë thënë Ekonomia Online përmes një përgjigje me shkrim se krejt kjo ka ardhur si pasojë e mungesë së ekspertëve në tregun e punës. Po sipas Ministrisë shkollat në vend nuk prodhojnë numër të mjaftueshëm të punëtorëve me kualifikime që kërkohen nga ndërmarrjet dhe kjo shkakton mungesën, duke u zotuar se do të rishikohen programet mësimore.