Një alarm i ndezur në orët e para të së martës në objektin e Bankës Qendrore të Kosovës ka alarmuar institucionet e sigurisë. Megjithatë, siç ka bërë të ditur BQK-ja alarmi ka ndodhur shkaku i një problemi të vogël teknik dhe se s’ka rrezik.
Forca policore kishin rrethuar objektin pas ndezjes së alarmit. Sipas BQK-së, pas vlerësimeve të Policisë dhe pasi u identifikua problemi teknik, forcat policore janë larguar nga objekti me vlerësimin se s’ka rrezik për sigurinë.
“Ju njoftojmë se alarmi i ndezur në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur shkaku i një problem të vogël teknik. Ndërkohë, policia sipas vlerësimeve të tyre ka kërkuar prani më të madhe të forcave të sigurisë, të cilat pas identifikimit të këtij problemi teknik janë larguar pasi që është vlerësuar se nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e institucionit”, thuhet në njoftim të BQK-së.
BQK-ja ka thënë se problemi teknik s’ka dhe s’do të ketë asnjë ndikim në mbarëvajtjen e punëve të BQK-së.