Arbëri

Protestë në Skenderaj, dënohet vrasja e 48-vjeçares

Foto: Alban Bujari/KOHA
 

Ka nisur protesta në Skenderaj e OJQ-së "Gratë Intelektuale të Drenicës", pas vrasjes së 48-vjeçares nga fshati Llaushë.

Nën moton "Vrasja nuk është virtyt trimërie por forma më e ulët e ligështisë", "Nëse nuk di të duash mos merr jetë", "Një nënë nuk ka 7 jetë, por do ta jepte edhe të vetën që ka për fëmijët e saj", protesta po zhvillohet nga grupi i grave.