Dy zyrtarët e arrestuar të Ministrisë së Mjedisit dyshohet se kanë lëshuar një leje për ndërtimin e një ure në zonën e mbrojtjes në Brezovicë, kanë njoftuar burime për KOHËN.
Në aksionin e sotëm në lidhje me rastin “Brezovica”, janë arrestuar shtatë persona, prej tyre dy zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit. Zyrtarët e ministrisë së Mjedisit akuzohen për keqpërdorim të detyrës, më saktësisht për marrje ryshfeti. Ndërsa pesë persona tjerë të arrestuar dyshohen për dhënie ryshfeti.
Policia e Kosovës në bastisjen e sotëm në Ministrinë e Mjedisit ka marrë edhe lejet ujore për hidrocentralin Brezovica.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet edhe një person për rastin “Brezovica”
-
Aksioni “Brezovica”: Katër të arrestuar e pesë të dyshuar në arrati
-
Njëri nga zyrtarët e arrestuar është kryeinspektori i Ministrisë, Bedri Halimi
-
Arrestohen tre zyrtarë nga dy autoshkolla dhe një ekzaminere
-
MPB-ja mirëpret aksionin ku u arrestuan 4 të dyshuar, dy prej tyre zyrtarë të saj