Arbëri

Franca e sheh me skepticizëm “Ballkanin e hapur” pa Kosovën

 

Ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq, është shprehur se çështja e vërtetë në gjithë diskutimin për “Bllkanin e hapur” është dhe mbetet njohja e Kosovës nga Serbia.

Ajo tha se e sheh me skepticizëm këtë iniciativë pa Kosovën, dhe mendon se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është prioritet për Evropën.