Jeffrey Hovenier është betuar si ambasador i ri i SHBA-së në Kosovë. Hoivenier ka bërë betimin të martën para zvsekretares së SHBA-së për çështje politike, Victoria Nuland.
Lajmi është konfirmuar nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, që ka postuar edhe foto të betimit në rrjete sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë herët ishte raportuar se Hovenier do ta marrë pozitën e ambasadorit amerikan në Kosovë. Ai në post do ta trashëgojë Philip Kosnett.
“Të martën, Jeffrey Hovenier është betuar para zvsekretares së Shtetit për çështje politike, Victoria Nuland, si ambasador i ri i SHBA-së në Republikën e Kosovës. Ne po presim ardhjen e tij në Prishtinë!” – thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.