Arbëri

KEDS-i njofton për vazhdimin e reduktimeve edhe në ditët në vijim

 

KEDS-i ka njoftuar se reduktimet e energjisë elektrike do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se një dukuri që po pengon kyçjen me kohë të grupeve të caktuara, është ngarkesa e madhe që po shfaqet në dalje gjatë këtij procesi, ndërsa u ka bërë thirrje konsumatorëve që janë pa energji elektrike të ç’kyqin pajisjet.