Arbëri

Sveçla pas aksionit “Brezovica”: Cak nuk ishin persona të etnive të caktuara

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka vlerësuar të suksesshëm aksionin e Policisë së Kosovës ndaj krimeve me ndërtime, “Brezovica”,

Ai ka thënë se aksioni pati cak shkelësit e ligjit dhe jo ndonjë person të përveçëm.

“Ky aksion nuk ka pasur cak persona të përveçëm apo të etnive të caktuara. Ky aksion, si çdo aksion tjetër i Policisë së Kosovës, ka pasur cak shkelësit e ligjit që në mënyrë të vazhdueshme, përmes formave të ndryshme kanë shkatërruar pasurinë publike për përfitime personale apo klanore”, ka thënë ai.

Sveçla ka thënë se ministria mbetet me përkushtim për të ofruar siguri, rend dhe ligj për gjithë qytetarët. “Shkelësit e ligjit do të luftohen pa asnjë dallim, pa asnjë përjashtim, në gjithë Republikën e Kosovës”, tha në fund ai.

Sot janë bastisur 19 lokacione në kuadër të aksionit të koduar “Brezovica” dhe u arrestuan 10 persona.