Arbëri

MASHTI fton prindërit ta shfrytëzojnë të drejtën për t’i vaksinuar fëmijët mbi 12 vjeç

FOTO: Ilustrim
 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) u ka bërë thirrje prindërve që ta shfrytëzojnë mundësinë për t’i vaksinuar fëmijët mbi 12-vjeç, meqë kjo do t’i mbronte nga virusi korona.

Ndërkohë që po vlerësohet që përfundimi i pjesës së parë të këtij viti shkollor ka shkuar pa ndonjë problem të theksuar sa i përket pandemisë. Kështu ka bërë të ditur zëvendësministrja e MASHTI-it, Edona Maloku-Bërdyna në një konferencë për medie ku edhe u prezantuan projektet dhe marrëveshjet e arritura përgjatë këtyre javëve nga kjo ministri.