Arbëri

Moti në Kosovë për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat të enjten do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. Gjatë vikendit sërish priten reshje”.