Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Hetuesit më të mirë të vendit po merren me vrasjen në Gllogjan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit është duke u shtuar.

Ai pasi ka bërë homazhe te busti i senatorit Bob Dole, tha se hetuesit më të mira janë të përfshirë në këtë rast.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Sasia e informacionit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit është duke u shtuar, meqenëse hetuesit më të mirë tanë janë të përfshirë atje. Mirëpo kur të kenë diçka konkrete sa i përket të pandehurit ose të pandehurve që e kryen këtë vrasje të trefishtë mizore, ne natyrisht që do t’iu njoftojmë me kohë", tha ai.

Të premten e kaluar, më 26 nëntor, një autobus i cili po udhëtonte nga Gjakova në Gllogjan u zu në pritë, siç dyshohet nga një person, i cili duke gjuajtur me kallashnikov la të vdekur shoferin e autobusit, dy nxënës të moshave 17 dhe 18-vjeçare dhe një nxënës të plagosur e për të cilin u njoftua se është jashtë rrezikut për jetë. Porse, ende nuk dihet asgjë për motivin e sulmit.