Kryeministri Albin Kurti i pyetur nga gazetarët për të rejat nga vrasje e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, deklaroi se ende nuk ka asnjë identitet të të dyshuarit.
Kurti shtoi se sasia e informacioni është rritur për shkak të hetimeve të shtuara, por ende nuk ka rezultat.
“Mua më vjen shumë keq që këtë premte në darkë u bë një javë që nuk e kemi të pandehurin të identifikuar e as të arrestuar, ose të pandehurit. Vrasje mizore e trefishtë, ku një i plagosur kishte fat, dhe sasia e informacionit me sa kam kuptuar nga Policia është rritur për shkak të hetimeve të shtuara edhe me hetuesit më të mirë që nga Kosova, por ende nuk kemi rezultat. Më vjen keq për këtë gjë”, u shpreh ai.
Të premten e kaluar, më 26 nëntor, një autobus i cili po udhëtonte nga Gjakova në Gllogjan u zu në pritë, siç dyshohet nga një person, i cili duke gjuajtur me kallashnikov la të vdekur shoferin e autobusit, dy nxënës të moshave 17 dhe 18-vjeçare dhe një nxënës të plagosur e për të cilin u njoftua se është jashtë rrezikut për jetë. Porse, ende nuk dihet asgjë për motivin e sulmit.
-
Asnjë i dyshuar nga vrasjet në Gllogjan, Qeverisë i kërkohet të mos flasë në emër të drejtësisë
-
Katër ditë nga vrasjet në Gllogjan, asnjë i arrestuar
-
Kurti: Informacionet lidhur me rastin në Gllogjan po shtohen, ende s’kemi të dyshuar
-
Kurti: Hetuesit më të mirë të vendit po merren me vrasjen në Gllogjan
-
Prokuroria: Hetimet për sulmin në Gllogjan nuk janë të lehta