Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Java e ardhshme me shi dhe borë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të jetë dinamike, me reshje shiu e bore. Të hënën pritet të ketë reshje shiu të cilat gjatë natës do të shndërrohen në borë, derisa e marta do të jetë vetëm me borë.

“Të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil, por temperaturat do të bien dukshëm dhe do të ketë mundësi që në orët e para nëpër ultësira të krijohet mjegulla dhe ngricat. Rekomandohet që ngasësit e automjeteve por edhe këmbësoret të keni kujdes në komunikacion. Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje por të intensitetit të dobët”, thuhet në njoftim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

IHMK-ja bën të ditur se temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet -5 deri në 3 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 2-8 gradë.

“Do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre parametrave aktiv meteorologjik”, thuhet tutje.