Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

300 fëmijët shqiptarë që lumi ua zhduki eshtrat

Ka më shumë se 6000 familje shqiptare që kërkojnë eshtrat e të afërmëve të tyre, të vrarë apo të vdekur gjatë regjimit komunist të Hoxhës.

Ndër këto viktima, shumë e trishtueshme është historia e atij që njihet si Kampi i Tepelenës, ku vetëm mes viteve 1949-1954 kanë vdekur rreth 300 fëmijë. Sipas Davjola Ndojës, e cila prej vitesh studion periudhën e komunizmit në Shqipëri dhe rajon, eshtrat e këtyre fëmijëve u varrosën afër shtratit së lumit, në atë mënyrë që t'i merrte rrjedha e ujit për të mos u gjetur kurrë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, teksa ka folur për librin "Life is War" të autores Shannon Woodcock, Ndoja ka thënë se Shqipëria ende nuk është në demokraci, por në një periudhë postkomuniste. Sipas saj, Shqipërisë i ka munguar një 'Nuremberg' siç e patën gjermanët për nazizmin, që të dënoheshin krimet e diktaturës komuniste shqiptare.