Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

30 shenja të rrezikut vendosen te “liqeni i KEK-ut”

30 shenja për paralajmërim të rrezikut janë vendosur përreth grumbulluesit të ujërave industrialë të Korporatës Energjetike të Kosovës, që u shndërrua në atraksion si “liqeni i kaltër”.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri, ka njoftuar në Facebook se kanë vendosur 30 shenja çdo 50 metra, pas kërkesës së kryeparlamentares Vjosa Osmani ditë më parë.

Shenjat këshillojnë qytetarët që kjo zonë nuk është e preferuar të përdoret për rekreacion.