Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

30 raste me COVID-19 të mërkurën në Kosovë

Nga testimi i 1159 mostrave për COVID-19, 30 prej tyre kanë rezultuar pozitive të mërkurën, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Në përqindje, pozitiviteti i rasteve këtë 24-orësh ka qenë 2.58.

Sipas raportit ditor të MSH-së, në të njëjtën periudhë janë shëruar 31 persona.

Numri i rasteve aktive ka rënë në 592.

Në raportin e ditës është bërë e ditur se 278 persona janë vaksinuar me vaksinën anti-COVID për 24 orë. Numri i të vaksinuarve me dozë të tretë ka arritur në gati 100 mijë, ndërsa me dy doza janë vaksinuar 820 mijë qytetarë.

Nga fillimi i pandemisë, si pasojë e COVID-19 në Kosovë kanë humbur jetën 3132 persona.