Tre persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa 292 kanë rezultuar pozitivë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.833 testime.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç).
IKSHPK-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 556 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në total në 57.941
Ndërsa, përfshirë 3 vdekjet e sotme, numri i vdekjeve ka shkuar në 1.571 derisa i të infektuarve në 65.982.
Numri i rasteve aktive është 6.470.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i vdekur dhe tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë
-
Tre të vdekur dhe 49 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Katër të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Bilanci i së dielës: 4 të vdekur e 227 raste të reja me COVID-19 në Kosovë