Arbëri

3 të vdekur dhe 91 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Koronavirusi Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se 3 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit, 91 të tjerë kanë rezultuar të infektuar nga 2,818 testime të kryera.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i epidemisë.