Arbëri

Ambasadori gjerman reagon për dështimet e mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit

Dështimet e mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për të caktuar seancat plenare kanë nxitur reagimin e ambasadorit Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ambasadori gjerman shpreson që të gjendet një qasje konstruktive nga të gjitha partitë politike dhe të arrihet kuorumi për mbledhjen e kryesisë.

“E rëndësishme që Kuvendi dhe të gjithë deputetët i përmbahen përgjegjësisë së tyre demokratike. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të gjitha partitë politike për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe arritjen e kuorumit së shpejti”, ka shkruar Rohde në “Twitter”.

Në mungesë të kuorumit për gjashtë herë ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.