Policia e Kosovës në Mitrovicën Jugore u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës segmenti Vushtrri- Stanovc, t’i shfrytëzojnë rrugët alternative, me qëllim të shmangies së kolonave të gjata të automjeteve.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti ka thënë se si rrugë alternative mund të shfrytëzohet rruga regjionale, segmenti Mitrovicë-Frashër-Vushtrri- Prilluzhë me kyçje në rrugën nacionale Stanovc dhe anasjelltas.
“Deri në sanimin e kësaj gjendjeje dhe rënies së fluksit të veturave udhëzimet policore për kufizimet, riorientimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara do të jenë të domosdoshme për drejtimin e trafikut në mënyrë që të evitohen kolonat në rrugë”, u shpreh Zahiti./KSP
-
Punime në segmentin Vushtrri-Stanovc, Policia fton qytetarët për shfrytëzim të rrugëve alternative
-
Punimet në rrugën Kijevë–Zahaq, Policia u kërkon kompanive të rrisin masat e sigurisë
-
Mbyllet për qarkullim segmenti rrugor Vushtrri-Smrekonicë
-
Disa rrugë në Vushtrri do të mbyllen sonte, shkak punimet
-
Policia kërkon kujdes të shtuar nga vozitësit në rrugët me borë